Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdhëruar atë që ta certifikojë partinë politike, Lista Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit.
“Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024 dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës për Regjistrimi , Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 Shkurt 2025”, u tha në vendimin e publikuar nga PZAP-i.
KQZ-ja të hënën vendosi të mos e certifikojë këtë parti, duke marrë për shkak thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore. Moscertifikimin e Listës Serbe dënoi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al