Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta mes vajzave, teksa çështjet e javës së kaluar u bënë sërish pjesë e diskutimeve në skenë.

Enxhëll ishte një nga vajzat që pati një takim të gjatë me Saimirin, ku u vu re fakti që ajo më shumë diskutoi për prekjet e 33-vjeçarit me konkurrentet e tjera, se sa për veten.

Kjo gjë nuk u prit fare mirë nga shumica e vajzave të kastit, teksa disa prej tyre janë rrëfyer për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Flavia ishte një nga vajzat që u shpreh se Enxhëlli në takimin në pishinë bëri një ndryshim drastik në pamje, duke i’u referuar modelit të flokëve, teksa sipas saj donte t’i binte në sy Saimirit që ai ta ftonte në takim veç në SPA.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Vivien është shprehur e zhgënjyer nga Enxhëll, pasi thotë se kishte goxha konsideratë për të.

Ndërkohë, ajo mbështeti edhe mendimin e Flavias, kur tha se Enxhëll thotë gjëra kontradiktore.

Kejda është shprehur se u surprizua nga fakti qe Enxhëll e përmendi në takim pasi takimi i saj me Saimirin ishte më i distancuari nga të gjithë.

Më tëj ajo e ka cilësuar bukuroshen nga Gjirokastra si një vajzë me imazh jo aq të mirë  sa ç’mendon publiku.

Suela ishte një nga vajzat që ra shumë në sy këtë javë, duke qenë se edhe 33-vjeçari i dha shumë vëmendje.

Përveç takimit të gjatë që patën në një kantinë vere, ai e ftoi për një kërcim edhe në skenë, duke qenë se Suela u deh në takimin në disko me të gjitha vajzat.

Enxhëll  dhe Suela, të cilat janë bërë shoqe të ngushta me Arjanën, patën një takim të gjatë me Saimirin.

Në fillim Arjana ka thënë me shaka se Suela desh e hëngri të gjallë Saimirin dhe më pas u shpreh pa me zë të ulët që ishte e mërzitur.

Në këtë moment ndërhyn Enxhëll, e cila i thotë të mos i japi koment.

Enxhëll është shprehur se ky nuk ka qenë një sulm ndaj vajzave por kritikë ndaj sjelljes së Saimirit.

Ndërkohë, e pyetur për përdorimin gabim të fjalës feminist, Enxhëll e ka pranuar që ishte një shprehje e përdorur në shpejtësi.

Më tej Enxhëll ka treguar edhe për fjalën që Saimiri i tha në vesh teksa po kërcenin në disko.

Ish-konkurrentja e këtij show, Klea Shkurti, ka folur për zhvillimet e javës mes vajzave dhe Saimirit, në një intervistë ekskluzive për “Daily Love Story”.

Ndërkohë, ajo ka komentuar edhe xhelozitë që mund të lindin mes grupeve shoqërore në Love Story.

Klea ka folur edhe për vajzat e eliminuara, teksa për Enxhin ka thënë se duhet të rrinte akoma më shumë në spektakël./tvklan.al