“Të kuqtë” besojnë te potenciali i sulmuesit me origjinë shqiptare, kërkohet dhe nga Leverkusen
Liverpool ka interes për sulmuesin me origjinë shqiptare Brajan Gruda. Lojtari 19-vjeçar ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Mainz në Bundesligë.
Kartoni i tij kushton 20 milionë euro, një shifër që të kuqtë mund ta përballojnë pa problem.
Përveç klubit anglez interes për Grudën kanë edhe Newcastle, Aston Vila dhe Bajer Leverkuzen, raporton “Sport Bild”.
Në këtë sezon, në total, 19-vjeçari ka luajtur në 28 takime në Bundesligë, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe tri asiste.
Gruda luan si sulmues i djathtë, por edhe në qendër të ofensivës. Një versalitet i tillë pëlqehet nga drejtuesit e Liverpool, që e duan 19-vjeçarin në “Enfild”.
Përveç kësaj, pika e fortë e Grudës është kontrolli i topit dhe driblimet. Anglezët duan të investojnë te 19-vjeçari pasi besojnë se ai mund të përmirësohet edhe më shumë.
Gruda ka luajtur vetëm një sezon në elitën e futbollit gjerman. Sulmuesi i lindur në Gjermani ka tërhequr vëmendjen edhe të trajnerit kuqezi, Silvinjo, që e do në kombëtare.
Klan News