Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique mendon se Liverpool nuk është skuadër më e mirë se ekipi që ai drejton.

Tekniku parisien deklaroi se përballja mes dy ekipeve mund të ishte në finalen e Champions League, por shorti vendosi që të përballen në fazën e 1/16-ve.

Enrique tha se PSG-ja do të bëjë gjithçka për të avancuar më tej.

“E njoh shumë mirë Liverpoolin. Ne kemi idenë tonë për lojën. Duke e parë dhe analizuar kundërshtarin, nuk shoh se janë më mirë se ne. Nuk ka dyshim se që nga fillimi i sezonit ata kanë qenë skuadra më në formë në Europë, jo vetëm në performancë, por edhe në rezultate. Kjo ndeshje mund të ishte finalja e Champions League, por fatkeqësisht nuk do të jetë. Ne do të bëjmë gjithçka për të rritur shanset tona për të kaluar dhe për të treguar se jemi më të mirë se Liverpool”, tha Luis Enrique.

Ndeshja e parë mes PSG-së dhe Liverpool do të luhet të Mërkurë në Francë, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al