Atalanta befasoi Liverpulin në çerekfinalen e parë të Europa Ligës. Skuadra italiane mundi 3 – 0 atë angleze në takimin e luajtur të enjten në “Anfield Road”.
Një rezultat i jashtëzakonshëm i ekipit të Berat Gjimshitit. Roma fitoi 1 – 0 përballjen të gjithë italiane me Milanin në San Siro.
Ndeshja u vendos nga goli i Mançinit në pjesën e parë. Benfika mundi 2 – 1 Marsejën, ndërsa Leverkusen 2 – 0 Uest Hamin.
Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme.
Tv Klan