Presioni i ulët atmosferikë që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka rritur toksifikimin e gazit sulfidrik në qendrat balneare ky është mendimi i specialistëve të qendrës më të madhe të burimeve kurative në Shqipëri në llixhat e Elbasanit.
Bujar Canaj 49 vjeç me banim në Durrës u gjet i vdekur nga gruaja dhe vajza e tij në një vaskë me ujë në një shtëpi private në llixhat e Elbasanit ndërsa ishte duke bërë banjë. Po atë ditë një 56 vjeçare me banim në Pogradec ka përfunduar në urgjencën spitalore në gjendje kome , ndërkohë që shumë pacientë të tjerë kanë pasur çrregullime të gjakut si pasojë e veprimit të gazit vrasës.
Sipas drejtorit të llixhave të Elbasanit, përqindja e gazit sulfhidrik nuk duhet të jetë më e lartë se 150 miligram për litër ujë, në rast të kundërt njeri mund të përballet fare mirë me vdekjen si pasoje e koksifikimit të gazit sulfhidrik. Më të ekspozuar janë pacientët që bëjnë banja te privatët pasi ata janë të pakontrolluar nga mjekët.
Kjo gjë nuk ndodh në hotelet shtetërore ku personeli është gjithmonë në dispozicion të pacientëve. Aktualisht në llixhat e Elbasanit praktikojnë këto banja 3-4 mijë pacientë, çdo vit nga pakujdesia vdesin 1-2 persona./tvklan.al