Super ndeshja e mbrëmjes mes Italisë dhe Shqipërisë përveç miliona tifozëve do të ndiqet dhe nga shumë skautë të klubeve të rëndësishme të Serie A.
Mbrojtësi I krahut Mario Mitaj , i cili aktivizohet në radhët e Lokomoitvës së Moskë është një emër I përmendur shumë shpesh nga mediat italiane.
Vecc Mitaj, një tjetër emër I rëndësishëm që do të vëzhgohet sonte në mbrëmje është Armando Broja. Shtatlarti kuqezi është prej kohësh nënë radarët e klubeve italiane. Mediae e vendit fqinj shpesh herë kanë aluaduar për interesimin e gjigantëve të Milant për sulmuesin shqiptar të lindur dhe të formuar si profesionit në Angli.
Në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, për të parë Brojën, raportohet nga mediat italiane se do të jene edhe skautët e klubit të Juventusit.
Për Mario Mitaj, i shumëpërfolur nga mediat italiane mësohet se janë të interesuar dhe Lazio dhe Bologna. Kryeqytetasit janë prej vitesh të afeksionuar nga lojtarët shqiptarë, me emra si Igli Tre, Lorik Cana, Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Elseid Hysaj.
Ndeshja Itali- Shqipëri do të transmetohet në orën 21:00 në TV Klan.
/tvklan.al