Futbollistët spanjollë e mbyllën Europianin jo vetëm si kampionë, por edhe si të pamposhtur. Një motiv më shumë për t’u ndjerë krenarë.
Ata treguan emocionet e tyre pas finales në intervistat për Tv Klan.
Alvaro Morata: Jam shumë krenar, sepse këtë e kanë bërë vetëm tre kapitenë të tjerë më parë dhe tani jam edhe unë mes tyre. Spanja ka punuar shumë për të mbërritur deri këtu.
Mikel Oyarzabal: Jemi shumë të lumtur. Ditë e jashtëzakonshme për ne. Jemi shumë krenarë. Kemi lojtarë shumë të rëndësishëm që mund të zgjidhin ndeshjet. Kemi fituar nga fillimi deri në fund.
Një mbrëmje zhgënjyese për anglezët erdhën në finale me shpresën se më në fund do të shpalleshin kampionë të Europës.
Trajneri Gareth Southgate: Jam krenar këtë grup lojtarësh. Ata thanë maksimumin për vendin e tyre. Në fund humbën përballë ekipit më të mirë.
Jude Bellingham: Për vendin tonë donim të jepnim maksimumin, pastaj të humbasësh në këtë mënyrë është mizore. Ndoshta nuk luajtëm ndeshjen më të mirë, por pati edhe aspekte poztivë.
Marc Guehi: Është e vështirë për të gjetur fjalët. I kërkojmë falje tifozëve për humbjen. Spanja ishte skuadra më e mirë. Duhet të mësojmë si të fitojmë në një finale.
Anglia është përfaqësuesja e parë që humbet dy finale të Europianit radhazi.
Tv Klan