Kryeministri britanik Keir Starmer ka akuzuar miliarderin Elon Musk dhe populistët e krahut të djathtë për përhapjen e gënjeshtrave për abuzimin e fëmijëve.
Komentet e Keir pasojnë një sërë postimesh nga Musk në faqen e tij “X”, në të cilat pretendonte se ministrja e Mbrojtjes Jess Phillips meriton të jetë në burg pasi refuzoi një hetim për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në Oldham, Greater Manchester .
“Ata që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata nuk janë të interesuar për viktimat, janë të interesuar për veten e tyre. Ata sulmojnë Jess Phillips, per te cilen unë jam krenar ta quaj kolege dhe mike. Phillips ka bërë një mijë herë më shumë punë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e viktimave të abuzimit seksual gjatë gjithë karrierës së saj.”
Starmer theksoi se ministrja e tij e Mbrojtjes Jess Phillips kishte marrë kërcënime serioze dhe kritikoi konservatorët që mbështesin Musk.
“Ne i kemi parë këto lojëra shumë herë, duke nxitur kërcënime për dhunë, duke shpresuar se media do ta përforcojë atë . Jess Phillips nuk ka nevojë që unë apo dikush tjetër të flas në emër të saj, kur helmi i së djathtës ekstreme çon në kërcënime serioze ndaj saj dhe të tjerëve. Unë mendoj se është kaluar vija e kuqe”.
Javën e kaluar Musk kërkoi një hetim kombëtar në trajtimin e rasteve të përdhunimeve nga burrat me origjinë pakistaneze ndaj vajzave të mitura. Ai tha se kryeministri britanik ishte bashkëpunëtor në krimet e përdhunuesve të fëmijëve.
Një hetim i vitit 2014 zbuloi se të paktën 1,400 fëmijë ishin abuzuar seksualisht në Anglinë veriore midis 1997 dhe 2013.
Ndërsa për londinezët, Elon Musk duhet të qëndrojë jashtë politikës britanike.
Klan News