Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar për sulmin e Tel Avivit ndaj Iranit. Ai u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe këmbënguli se Teherani nuk duhet të përgjigjet .
Keir Starmer, kryeministër i Britanisë së Madhe: Unë jam i qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian. Unë jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Irani nuk duhet të përgjigjet.
Për analistët politik vëmendja është tek reagimi i Iranit.
Shahram Akbarzadeh, analist politik: E di që Shtetet e Bashkuara e kanë dekurajuar atë lloj sulmi, nga frika e një përshkallëzimi të madh. Mendoj se topi tani është në anën e Iranit vetëm për të parë se si ata do të përgjigjen. Mendoj se Irani tani është shumë i frikësuar për t’iu përgjigjur sulmit dhe se Izraeli e ka arritur objektivin e tij.
Por çfarë mendojnë vetë banorët e Tel Avivit për sulmin?
Carmit Salman, banore e Modinit: Unë mendoj se ne morëm një vendim shumë të mire sepse Irani nuk mund të na sulmojë dhe pastaj të mos presë asnjë përgjigje, ne duhet të përgjigjemi shumë ashpër dhe shumë shpejt.
Ndërsa në Iran banorët ishin indiferentë .
Hannaneh Abniki, banore në Iran: Personalisht , nuk kam frikë fare sepse ishte një sulm i vogël, ata janë që duhet të kenë frikë. Po të donin, mund të bënin një sulm shumë më të madh por zgjodhën të kryenin një sulm të vogël do të thotë se ata kanë frikë.
Edhe aleatë të tjerë të Izraelit kanë bërë thirrje për vetëpermbajtje nga të dyja palët.
Klan News