Shqipëria është një nga 6 destinacionet më të mira europiane për pushime të qeta dhe larg turmave të turistëve. Listimi vjen nga revista prestigjioze e turizmit “Lonely Planet”.
Për turistët që janë në kërkim të diellit, rërës dhe produkteve të detit, riviera shqiptare është një nga alternativat e këtyre pushimeve verore. E quajtur si perla e fshehur, bregdeti jonian përshkruhet për plazhe mahnitëse.
Një nga qytetet me plot jetë që rekomandohet për pushime në Gusht është Saranda, ndërsa për vendpushime më të qeta, plazhet e Himarës janë po ashtu një opsion.
Plazhet e izoluara në fund të gadishullit të Karaburunit mund të vizitohen po ashtu përmes udhëtimeve me varkë. Përpos bukurive natyrore, çmimet e leverdisshme janë një nga pikat e forta të turizmit në vend që përmenden në artikull.
Tv Klan