Momente të vështira, dhimbje, lot është duke përjetuar vendi ynë për shkak të situatës së krijuar nga tërmetet e ditëve të fundit.
Shumë personazhe publikë kanë dhënë ndihmën e tyre dhe madje edhe janë bashkuar me personat e prekur nga tërmetet.
Amarda Toska, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka njoftuar fansat se ajo në biznesin e saj ka përjetuar një moment të dhimbshëm dhe ka derdhur edhe lot.
Disa klientë kanë kërkuar dy fustane nusërie dhe jo për një rast gëzimi, por një rast hidhërimi sepse dy fustanet ishin kërkuar nga familjarët e Diena dhe Esiela Karanxha, 30 dhe 9 vjeç, nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti që preku Shqipërinë.
“Shumë herë kam derdhur lot gëzimi dhe mallengjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot për të bukurat Diena dhe Esiela. Në filialin tonë në Durrës erdhën disa kliente dhe bënë një kërkesë rrënqethëse… Dy fustane nusesh për dy vajza që do i thonë lamtumirë të gjithëve në ditën e varrimit të tyre. Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për t’u bërë nuse, por për tu bërë engjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën. Zot jepu forcë të përballojnë dhimbjen e madhe që fati ua dhuroi!!!”, shkuan në postimin e saj Amarda.