Teksa natën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri vendosi të eliminonte Jonidën dhe Stelinën, publiku ka nisur të aludojë se kush do të jenë dy vajzat e tjera që nuk do të marrin trëndafil nga 33-vjeçari.
Ne kemi zhvilluar një “sondazh” në faqen zyrtare të Instagramit të “Love Story”, ku ndjekësit kanë komentuar emrat e vajzave që mendojnë se nuk do ta vazhdojnë më garën për protagonistin e këtij ‘reality dating show’.
Persona të ndryshëm kanë përmendur emra të ndryshëm, ndërkohë që bie në sy përsëritja e binjakeve.
Disa kanë shkruar Albana, disa Silvana dhe shumica kanë shprehur mendimin që duhet të ikin të dyja motrat.
Ndërkohë, emrat e tjerë më të përmendur për tu larguar kanë qenë; Enxhi, Kejsi dhe Suela.
Sipas këtij sondazhi të zhvilluar në Instastory, motrat binjake, Silvana dhe Albana janë vënë në shenjestrën e ndjekësve të instagramit, për tu eliminuar nga Saimiri këtë javë.
Edhe javën që shkoi dy motrat ishin më të votuarat në Instagram sa i përket eliminimit.
Por pavarësisht këtij përfundimi, është vendimi i Saimirit ai që do vendosë përfundimisht se kush ikën dhe kush qëndron këtë të hënë në “Love Story”./tvklan.al