Episodi i plotë – Nata 13
Redona dhe Saimiri e kishin zgjedhur takimin e radhës sërish në natyrë, teksa ndanë mes tyre edhe një bisedë sqaruese.
Ata kanë drekuar në një ambient të ngrohtë pranë oxhakut, ku veç të tjerash Redona u shpreh se arsyeja që nuk i shpreh ndjenjat është fakti se ka frikë nga zhgënjimi.
Redona i tregon Saimirit përse nuk i shpreh ndjenjat e saj: Kam frikë se…
Saimiri: Redona, të kam sjellë sot në një vend shumë special, është shumë i veçantë sepse unë jam shumë i lidhur me natyrën, duke qenë se edhe ti je një vajzë e veçantë.
Redona: Në fakt nuk e prisja këtë surprizë dhe jam shumë e lumtur që jam pranë teje, si gjithmonë. Çfarë sezoni të pëlqen ty nga i gjithë viti?
Saimiri: Sezoni i plazhit, sezoni i verës. Komplimente se qenke bërë shumë e bukur sot. Dua të kalojmë një mbrëmje të bukur bashkë dhe të sqarojmë disa pikëpyetje që kemi unë dhe ti sepse po i afrohemi fundit.
“Avionit dhe direkt në Itali”, Saimiri dhe Redona flasin për ndjenjat mes njëri-tjetrit
Redona: Po sikur të mbaronte emisioni tani, çfarë do bënim ne?
Saimiri: Avionit dhe direkt në Itali tek njerëzit e tu, se hallën e njoha. Ishte pozitive, si ti. Pastaj direkt për Gjermani, do të të merrja me vete.
Redona: Tani të plotësojmë atë puzzle që ti the se mungojnë disa pjesë, do bëjmë të pamundurën që t’i plotësojmë bashkë.
Saimiri: Je gati ta mbarosh puzzle-in me mua?
Redona: Jam gati dhe tani jam 100% gati që ta mbarojmë, por të vazhdojmë të bëjmë puzzle të tjera, mos ta lëmë me një. Gjëja që më bëri të mendoj pak këto ditë është a ka Saimiri interes ndaj meje? Çfarë ndjen, a më mendon?
Saimiri: Ke qenë një vajzë që ke ditur të më bësh për vete, edhe me gjëra të vogla. Je një vajzë e përkryer!
Puthje e skena të nxehta, çfarë ndodhi mes Generdës dhe Saimirit në dhomën e masazhit
Saimiri dhe Generda janë takuar këtë herë në një qendër estetike, ku veç masazhit nuk kanë munguar puthjet dhe skenat romantike mes tyre.
Generda u shpreh se donte të qartësonte idetë e saj për Saimirin, pasi takimet me vajzat e tjera kanë filluar t’i japin bezdi.
Dyshja e mbylli takimin në dhomën e masazhit, mes puthjesh, përqafimesh e përkëdheljesh.
Saimiri: Generda, ndoshta je çuditur pak me ftesën sot, doja të bënim një takim pak më ndryshe bashkë.
Generda: Edhe unë i kam shumë qejf këto trajtimet, masazhet, shpresoj që ta shijojmë bashkë. Do kisha dëshirë të qartësoja pak idetë e mia sot, sepse ti je një djalë shumë elegant, i respektuar, por nuk kam arritur të kuptoj se ku ka arritur Generda tek Saimiri.
“T’i besojmë njëri-tjetrit gjithçka”, Saimiri dhe Xhesi rrëfehen në kërcimin me maska
Saimiri dhe Xhesi këtë herë kishin zgjedhur të kishin një takim ndryshe.
Dyshja kanë kaluar momente romantike, teksa kanë kërcyer dhe kanë biseduar me maska.
Veç të tjerash, ata i kanë rrëfyer njëri-tjetrit frikën më të madhe dhe histori për njerëz që i kanë zhgënjyer.
Xhesi: Nuk e di për ty Saimir, por mua këto maskat më bezdisin shumë. Nuk i kam fare qejf, por i mbaj se duhen për hir të shëndetit.
Saimiri: Po kjo nuk është asgjë Xhesi, ti ke njerëz që jetojnë gjithë jetën me një maskë. Jo maskë për covid, por me maskë që janë me dy fytyra. Është një shprehje e Oscar Wild që thotë, “njerëzit e kanë shumë të vështirë të jenë vetvetja, jepu një maskë që të të tregojnë të vërtetën”.
Saimiri: Ka pasur disa persona me maskë në Love Story
Ata kanë biseduar për personat që janë të “maskuar” në karakter, teksa Xhesi ka pyetur Saimirin nëse ka pasur persona me maskë në Love Story.
Ndërkohë, 33-vjeçari ka theksuar se kanë qenë disa persona të tillë, por ai është përpjekur të shohë përtej fasadës.
Xhesi: Më vjen mirë që kjo gjë të ka bërë njohës të mirë të natyrës njerëzore, ndoshta dhe pak skeptik nga ana tjetër. Por gjithsesi, eksperienca të tilla të ndihmojnë t’i njohësh njerëzit më mirë. Mendon ti që në këtë rrugëtim të këtij emisioni ka pasur shumë maska?
Saimiri: Mendoj që ka pasur disa maska në këtë rrugëtim, por unë jam përpjekur që të shoh pas fasadës, pas maskës. Ndaj kam marrë ato vendime që kam marrë. Unë e kam thënë që pëlqej shumë sinqeritetin dhe njerëzit e vërtetë dhe prandaj je këtu akoma.
“E di çfarë vlerash kam”, largohet mes lotësh e eliminuara e radhës në Love Sory
Vajza që nuk arriti të merrte trëndafil në natën e 13-të të spektaklit Love Story në TV Klan, ishte Redona.
Redona pati edhe një takim romantik me Saimirin, ku sqaruan disa gjëra që i kishin në mëdyshje të dy.
Madje, gjatë transmetimit të takimit të tyre, Redona u përlot, teksa u shpreh se u emocionua.
Në nisje të spektaklit të gjitha vajzat thanë dy fjalë për Saimirin, ku Redona u shpreh se në Love Story ka ardhur me sinqeritetin më të madh dhe se Saimirit i uron fat nëse nuk zgjedh atë në fund.
“Unë këtu kam ardhur me sinqeritetin më të madh dhe i uroj shumë fat. Deri tani më ka respektuar dhe nuk kam gjë për të thënë më shumë”, u shpreh Redona para eliminimit.
Cila ishte e preferuara e publikut për këtë javë në Love Story
Çdo javë publiku ka mundësinë të votojë të preferuarën e tij nga vajzat e kastit të Love Story.
Vajza më e votuar e publikut edhe për këtë javë ka qenë Meri, e cila i falenderoi ndjekësit live në studio.
“I falenderoj të gjithë!”, u shpreh Meri.
Bukuroshja nga Elbasani ka qenë një ndër të preferuarat e Saimirit që në nisje të spektaklit, teksa ka pasur takime të vazhdueshme romantike me 33-vjeçarin.
Majde, mes tyre nuk kanë munguar as puthjet e fjalët e dashurisë.
Kujtojmë se në natën e 13-të të kësaj romance live, vajza që e mbylli rrugëtimin ishte Redona.
Ajo u përlot në momentin e ceremonisë së trëndafilave, duke u shprehur se është e vetëdijshme për vlerat që ka si vajzë.
Më tej ajo falenderoi Saimirin, publikun dhe produksionin për eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Love Story./tvklan.al