Lëvizja Rinore për Integrim ka mbledhur konferencën e Tiranës ku rreth 150 delegatë kanë vendosur për organizimin e tyre në kryeqytet. Gjatë konferencës është zgjedhur dhe grupi kryesues i kordinatorëve me 13 anëtarë.
“Kordinatore për studentët është vendosur Anisa Gorezi; kordinatore për shkollat e mesme, pra për gjimnazet dhe shkollat e tjera private, është vendosur Ilvia Alimehmeti.”
Nënkryetari i LSI-së Sokol Axhemi ka përgëzuar të rinjtë përfaqësues të kësaj lëvizje për Tiranën duke iu uruar suksese.
Sokol Axhemi: “Jam i autorizuar nga ana e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotit Ilir Meta t’ju përshëndes dhe t’ju uroj punë të mbarë!”
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është partia me përqindjen më të lartë të rinisë në radhët e saj. /tvklan.al