Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar presionin që sipas saj, po u bëhet anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie. Përmes zëdhënësit Sokol Dervishi LSI vlerëson, se këto veprime përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut.
Sokol Dervishi: “Gjithashtu kryesia diskutoi dhe shprehu shqetësimin e saj për një fushatë jo shumë të këndshme që ka filluar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, shumica e të cilëve po largohen nga puna, ka një presion shumë të madh ndaj tyre dhe për këtë ne do të vëmë në dijeni të gjitha institucionet ndërkombëtare, sepse kjo përbën një shkelje të hapur të të drejtave të njeriut”.
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në mbledhjen e parë të kryesisë të mbajtur sot, vendosi mbi funksionimin e strukturave të brendshme të partisë. Ndërkaq u njoftua që ditën e mërkurë do të mblidhet këshilli kombëtar i kësaj partie./tvklan.al
Gazetare: Danjela Kostandini