Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Pas krijimit të grupit parlamentar në Kuvend, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë edhe ndarjen e parë në nivel lokal. Këshilltarët e kësaj partie në Elbasan janë ndarë nga grupi i këshilltarëve socialistë, duke i dhënë shumicën në këshillin bashkiak partive të djathta. Kryetari i Partisë Demokratike e ka përshëndetur krijimin e grupit të ri.
“Shpresojmë që filozofia e këtij grupi të priret drejt gjetjes së mjeteve dhe formave të cilat do të kontribuonin realisht për plotësimin e interesave të drejtpërdrejta të komunitetit të Elbasanit.”
Ndërsa kryetari i socialistëve të Elbasanit e konsideron fare pak të rëndësishëm këtë gjest të ish-kolegëve të tij.
“Problemi kryesor i kësaj mbledhje nuk është ndarja e grupit të tre këshilltarëve të PS me një grup tjetër, të LSI.”
Por për kryetarin e LSI në këtë qytet, votat e tyre tani do të marrin rëndësinë e duhur.
“Edhe në shkallë vendi kryesisht nga bashkitë e qyteteve të mëdha, ne jemi i pari grup këshilltarësh socialistë, tre veta që përbëjmë një grup, grupi i këshilltarëve të LSI. Grupit tonë iu bashkangjit tjetër anëtar, këshilltar i grupit socialist, pra përbëhemi nga 4 vetë.”/tvklan.al