Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti të enjten një miting në qytetin e Pogradecit ku kryetari i kësaj partie Ilir Meta i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen alternativës së LSI-së. Në këtë takim, ku shoqërohej nga anëtarë të kryesisë së LSI-së, Meta garantoi të pranishmit se qeverisja që do të vijë pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të punojë për nxjerrjen e shqiptarëve nga varfëria.

Ilir Meta: “LSI hyn në këto zgjedhje me programin më të qartë, më realist, më konkret, i cili nga fillimi e deri në fund ka si kryeprioritet dhe si kryefjalë dhe si kryepolitikë punësimin e shqiptarëve. Ndaj ne kemi të qartë në programin tonë se si do të shtojmë 100 mijë vende të reja pune në 4 vitet e ardhshme.”

Kreu i LSI-së, tha se alternativa që ai përfaqëson është ajo e së vërtetës duke shprehur besimin në fitoren e partisë së tij jo vetëm në Pogradec por edhe në të gjithë qarkun e Korçës./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle