Ambasadori amerikan, Donald Lu  mori pjesë në konferencën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Donald Lu i bëri apel qeverisë të ofrojë fonde për gratë dhe fëmijët e trafikuar. Ambasadori tha se trafikimi i qenieve njerëzore nuk zgjidhet pa bashkëpunim intensiv rajonal.

Lu gjithashtu tha se shumë vajza u shitën dhe duhet të dënohen trafikantët.

“Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi dhe nga vende të tjera në rajon kanë qenë burra që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen më gjithë fuqinë e ligjit.

“Duhet një rrjet rajonal për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve të trafikuar. DASH ka mbështetur qeveritë dhe OJF në rajon. Çastet më prekëse i kam ndjerë në qendrat e Antitrafikimit. 

Jemi entuziast për punën e këtij projekti,

u shpreh ambasadori Lu

” .

/tvklan.al