Avokati ish-gjyqtarit Luan Daci, Jordan Daci, ka reaguar pas vendimit të GJKKO. Daci u shpreh se vepra penale nuk ekziston dhe se ish-gjyqtari e ka deklaruar që është shkarkuar në 1997.

Më tej ai tha se ligji është i lartë dhe nuk ka vepër penale, ndaj dhe do e ankimojnë vendimin dhe shpresojnë të bindin apelin.

E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Kjo që po thoni nuk përbën element të veprës penale. Ligji është fare i qartë, deklarimi i rremë edhe nëse është bërë nuk përbën vepër penale. Në dijeninë time e ka deklaruar. Procesverbaleve i mungon regjistrimi audio.

S’ka asnjë efekt, nuk është i formës së prerë, shpresojmë që Apeli duhet të kemi parasysh i dha zgjidhje ekzistencës së faktit penal. Këtu s’ka përgjegjësi penale, shpresojmë të bindim dhe Apelin”, u shpreh avokati.

Më herët GJKKO mori vendimin për të dënuar me 6 muaj burg, ish-gjyqtarin Luan Daci duke e shpallur fajtor për falsifikim dokumentesh./tvklan.al