Luan Rama: “Ne bashkohemi me shqetësimin e shprehur nga përfaqësuesit apo aktorët e interesit, siç janë gjyqtarët, prokurorët, noterët dhe avokatët në debatin e hapur nga Transparence International Albania dhe i ftojmë dhe i inkurajojmë ata të vazhdojnë përpjekjet dhe luftën e tyre për të mbrojtur pavarësinë e organeve të sistemit të drejtësisë. E ftojmë publikisht kryetarin në pushtet të Partisë Socialiste në opozitë që të distancohet qartë dhe prerë nga konsensusi politik apo nga konsensusi i së keqes me Berishën, i cili po mban peng reformat e mëdha”./tvklan.al