Lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë vijon të shkaktojë tensione në rajon.
Ministria e Mbrojtjes azere njoftoi ditën e sotme se kanë rrëzuar dy avionë luftarakë SU-25 të Armenisë. Përplasjet mes dy vendeve në kufi vijuan përgjatë gjithë natës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Armenia ka përjetuar humbje të mëdha pasi një numër i lartë pajisjesh ushtarake janë shkatërruar.
Sipas një deklarate të lëshuar për mediat avionët luftarakë të Armenisë po fluturonin në drejtim të Gubadlisë.
Luftimet mes dy vendeve shpërthyen më 27 shtator dhe deri tani kanë humbur jetën qindra ushtarë e civilë./tvklan.al