Lajme Arkiva 2004
Lufta kundër terrorizmit shtron nevojën e marrjes së masave të larta për sigurinë aeroportuale. Në kuadër të kësaj lufte ministria e transportit organizoi një takim me temë siguria e aviacionit.
Spartak Poçi: Në kondicionet e zhvillimit intensiv të transportit ajror dhe për t’ju përgjigjur sfidave të luftës kundër terrorizmit, viti 2003, ka patur përparësi në përmirësimin e masave të parrezikshmërisë ajrore dhe të sigurisë aeroportuale në përputhje me objektivin primar të aviacionit civil ndërkombëtar.
Shumë shpejt pritet që aeroporti i vetëm civil Nënë Tereza të jepet me koncesion.
Spartak Poçi: Dhënia me koncesion e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza, investime për terminalin e ri të pasagjerëve dhe në infrastrukturën e shërbimeve aeroportuale, do të krijojnë mundësi të mëdha jo vetëm për përballimin e fluksit të pasagjerëve me një rritje mesatare vjetore afër 13%, por nëpërmjet strukturave të reja do të krijojë mundësi ndërtimi dhe operimi n përputhje me standardet më të larta të sigurisë.
Sipas ministrit Poçi, sistemet e reja konstruktive të terminalit dhe kapaciteti përpunues i tyre i parashikuar prej afro 1.5 milionë pasagjerësh në vit, do të jetë një investim strategjik, i cili do të përballoj sfidat e sigurisë të transportit ajror./tvklan.al