Lajme Arkiva 2003

Ushtria amerikane ka nderuar sot me një shërbesë përkujtimore viktimat e helikopterit chinook të rrëzuar të dielën pas një sulmi irakian. Ceremonia u zhvillua në afërsi të vendit ku u përplas helikopteri i transportit duke shkaktuar vdekjen e 15 ushtarëve amerikan në bordin e tij dhe plagosjen e 27 të tjerëve.

Gjatë shërbesës krerët ushtarak kanë lexuar me zë të lartë emrat e burrave dhe grave që humbën jetën në sulmin më vdekjeprurës ndaj forcave amerikane që prej fillimit të luftës për përmbysjen e Saddam Husseinit Marsin e kaluar.

Rrëzimi i helikopterit të goditur nga një rraket tokë-ajër i solli edhe një herë para syve amerikanëve jo vetëm në Irak, por edhe atyre në Shtetet e Bashkuara rrezikun e përditshëm me të cilin përballen trupat e koalicionit në këtë vend.

Dy ushtarë amerikan dhe një oficer polak janë vrarë sot në incidente të veçanta. Oficeri i  goditur për vdekje në qafë gjatë një sulmi të guerrilasve irakian ndaj nja autokolone ushtarake pranë Al Muasaisë është i pari polak që gjen vdekjen në Irak. Pentagoni bëri të ditur së 43.000 trupa të gardës kombëtare e rezervisë si edhe afro 20.000 marinës do të përgatiten për shërbimin në Irak për vitin e ardhshëm.

Pavarësisht se plani i rotacionit redukton prezencën ushtarake amerikane atje me 30.000 trupa sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld u shpreh se administrata e bushit është e vendosur të stabilizojë situatën në Irak.

Vetë presidenti amerikan ka aprovuar fondin prej 87 miliardë Dollarësh që do të shkojnë në rindërtimin e Irakut dhe Afganistanit./tvklan.al