Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Agrarët do të ulen në karrigen bosh të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, për t’i prerë rrugën të papriturave që mund të shkaktojë muaji i mjaltit mes socialistëve dhe demokratëve. Lufter Xhiveli thotë, se prania e partive të vogla në komision, do të detyronte forcat e mëdha politike të mos marrin vendime kundër interesit të të vegjëlve.

Lufter Xhuveli: “Me fillimin e muajit të mjaltit midis PD dhe PS, u gjet formula e kapërcimit të vështirësisë për KQZ dhe mund të themi që tani nuk ka ndonjë pengesë që komisioni të fillojë të punojë konkretisht. Në këtë situatë mendoj që partitë e ashtuquajtura të vogla është më mirë të marrin pjesë dhe të jenë brenda këtij komisioni, se sa të bëjnë vetëm monitorimin dhe oponencën jashtë komisionit. Ne në forumet tona e kemi vendosur këtë dhe do të marrim pjesë rregullisht në të, duke pasur parasysh edhe faktin që ka shumë çështje dhe nene të rëndësishme të ligjit të cilat duhet të ndryshohen dhe po qe se nuk jemi aty, ka rrezik që inercia e bashkëpunimit të dy partive të mëdha, rëndojë në kurriz të partive të vogla, për të kufizuar dhe për të limituar hapësirat demokratike që lidhen me zgjedhjet.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj