Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, zhvilloi një takim në njësinë bashkiake nr.3 në Tiranë.

Duke u ndalur në programin e kësaj force politike Xhuveli tha se “Aleanca për Ndryshim” ka një program të qartë reformash për vendin.

Lufter Xhuveli: “Partia Agrare Ambientaliste hyn në këto zgjedhje me një imazh të ri të përmirësuar, hyn me një sërë realizimesh dhe kontributesh pozitive për këtë mandat qeverisës dhe sigurisht ka të gjithë përvojën e mjaftueshme, ka të gjithë kapacitetet për të kontribuar në fitoren e këtyre zgjedhjeve dhe në realizimin e programit tonë në 4-vjeçarin e ardhshëm.”

Sipas Xhuvelit objektivi politik i Partisë Agrare Ambientaliste është përfaqësimi në parlamentin e ardhshëm me një grup të plotë parlamentar./tvklan.al