Pesë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 10-të, prodhuan “lumë” golash.

Vora triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Burrelit në shtëpi. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Bellai, që merr vendin e parë në renditje.

Vora kryeson me 25 pikë, 1 më shumë se Flamurtari, por vlonjatët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Besa shkatërroi me shifrat e thella 5-0 Kukësin dhe mban vendin e dytë me 24 pikë. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Apolonia ndaj Erzenit.

Korabi mposhti 3-1 Pogradecin, ndërsa Valbona-Kastrioti nuk prodhoi fitues dhe as gola.

RENDITJA:

/tvklan.al