72 orë pas vrasjes së mistershme të 40-vjeçarit Bujar Krasniqi në banesën e tij në fshatin Gradisht të Lushnjës, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. Ai është Klodian Premçe 35-vjeç, një bashkëfshatar i viktimës, ky që shini në këto pamje.
Shemsi Premçi: “Motivi i vrasjes tentativa për të vjedhur me armë.”
Ka pranuar se e ka kryer krimin, madje i ka rrëfyer policisë me detaje ngjarjen. Këto janë dhe pamjet e në vëna në dispozicion nga policia e Lushnjës, ku Premçe tregon vendin ku flaku armën e kryerjes së krimit, një automatik kallashnikov.
Ka treguar se ka hyrë në shtëpinë e Bujar Krasniqit rreth orës 2 pas mesnate. Ka tentuar ta grabisë, e në përleshje me të e ka qëlluar. Më pas, për të humbur gjurmët i vuri zjarrin shtëpisë dhe ka kërkuar ndihmë tek xhaxhai i tij, Arturi, i cili ka pranuar të rrëfeje për Klan bisedën me të pak pasi kishte kryer krimin makabër.
Artur Premçe: “Atë natë që ka ndodhur krimi ky na ka ardhur nga ora 3 në shtëpi. Tani po vij nga puna tha ai dhe jam lagur do të hyj brenda. I hoqi rrobat erdhi këtej nga kasollja e lopës mori tjerat. Xhaja tha po të pyeti njeri i thuaj që unë kam ardhur që në orën 7.”
Policia e Lushnjës do të kërkoj dënim maksimal për të, pasi e klasifikon ngjarjen si tepër të rëndë.
Petrit Çano: “Me qëllim për të dhënë një përgjigje sa më të shpejtë dhe një goditje sa më të shpejtë të autorëve të këtyre veprave të rënda penale, ne brenda një 10 ditëshi do të mbarojmë hetimin dhe do të dërgojmë çështjen për gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor.”
Por përveç përpalljes me drejtësinë, për vrasësin vjen edhe një tjetër dënim kolektiv, nga njerëzit e tij më të afërt, vete babai, si dhe i gjithë komuniteti i fshatit Gradisht.
Stavri Premçe: “Mua më vjen keq për viktimën se e ka patur shok, atë dhe vëllanë e tij. Ka lënë 4 jetimë, ka lënë një grua për të ushqyer. Duke kërkuar një ndjesë familjare të viktimës unë shtetit i kërkoj dënimin maksimal, në qoftë se nuk e bëjnë dot njerëzit e të ndjerit le të ma lejnë mua në dorë, por të ma lejoë shteti ta djeg vetë ose me varje në litar.”/tvklan.al