Segmenti kryesorë rrugorë nga rreth-rrotullimi i Grabianit të Lushnjës deri në fshatin Tre Urat është shkatërruar tërësisht. Të paktën prej 25 vitesh askush nuk ka vënë dorë për rregullimin e tij. Segmenti në fjalë është nyje lidhëse mes 6 fshatrave të komunës dhe bashkinë e Divjakës, e për pasojë numri i automjeteve që kalojnë këtu është i njëjtë me ato të rrugës nacionale.
“Për 4 km që është kjo, neve dum 2 orë që të vemi në Lushnje në spital”.
“Makinat po shkatërrohen”.
“Njerëzit po të kenë një sëmurje apo diçka psh ngelin në mes të rrugës, ka pas raste dhe kanë vdekur”.
Për momentin qarku nuk ka asnjë fond për këtë rrugë. Shpresat sipas kryetarit të komunës së Garbianit janë për vitin 2009, të pritet që ky aks të futet në prioritetet e qeverisë për investimet në rrugët rurale.
Ardian Shurdhaqi: “Kjo është një nyje kryesore dhe në qoftë se kjo rrugë nuk do të rregullohet, atëherë gjithë rruga tjetër që shkon nga .. Grabian e cila është e asfaltuar, nuk do të ketë asnjë vlerë”.
Gjatësia prej 4.5 km e rrugës figuron e regjistruar në inventarin e rrugëve rurale të qarkut fier, por asnjëherë nuk janë akorduar fonde nga qarku për rikonstruksionin e rrugës./tvklan.al
Gazetare: Anila Sefa