Qytetarët e Lushnjës vijojnë të furnizohen me ujin e burimeve të Konjatit edhe pse nga analizat higjienike ai ka rezultuar me tregues të substancave kancerogjene.

Merçeta Ndreçka: “Amoniak nuk duhet të ketë fare 0 miligram/litër, ne na rezulton 03-05 miligram/litër. Ndërsa nitritet nuk duhet të ketë as në të dhjetë mijtën e miligramit/litër ne na rezulton deri në një të qindin e miligramit/litër. Janë tregues që ndikojnë në sëmundjet kancerogjene.”

Ky konstatim i Institutit të Higjienës në Lushnje  nuk është marrë parasysh nga drejtoria Ujësjellësit dhe autoritetet vendore. Skandali i bërë publik pak ditë  më parë në televizionin Klan ka krijuar shqetësim tek banorët, një pjesë e të cilëve  e kanë përdorur atë për konsum të përditshëm.”

Qytetarja 1: “Të kishte dal, të kishte mbledhur popullin të kishte thënë që uji nuk pihet dhe ta rregullojnë ujin.”

Qytetarja 2: “Dhe ne nga televizioni e morëm vesh, asnjë gjë nuk dinim.”

Qytetari 1: “Ku ta përdor, për çfarë ta përdor atë, ai nuk përdoret për asgjë, si u përdorka. Përkundrazi po e paguajmë 3-fishin.”

Qytetari 2: “Përderisa uji i pijshëm ka dal me probleme atëherë urgjentisht drejtoria e ndërmarrjes duhet të marrë masa me qëllim që të bëjë këtë problem transparent përpara popullit.”

Qytetarja 3: “Ujin e pijshëm e paguaj çdo muaj, jam e rregullt, por uji nuk është i pijshëm.”

Për të evituar rreziqet banorët detyrohen ta mbushin ujin në burimet më të afërta, ose ta blejnë atë autobotet private, të cilët në raste të tilla kthehen në përfituesit më të mëdhenj./tvklan.al