Amerikani Noah Lyles është kampioni i ri olimpik në garën e 100 metrave. 27-vjeçari ishte 5 të mijëtat më i shpejtë se xhamajkani Kishane Thompson.
Një garë e jashtëzakonshme në çdo metër të pistës ajo e mbajtur në Stade de France mes tyre aq sa u deshën disa minuta për të përcaktuar fituesin.
Në podium u ngjit edhe amerikani tjetër Fred Kerley, ndërsa kampioni i Tokio 2020, italiani Marcell Jacobs u rendit i pesti.
Noah Lyles është edhe kampion i botës në fuqi për 100 dhe 200 metra. Kjo është medalja e dytë olimpike për të pas asaj në 200 metra në Tokio para 3 vitesh.
Tv Klan