KQZ po ndërton infrastrukturën për votën e emigrantëve
Shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë në 25 Prill pa qenë nevoja të deklarojnë një adresë fikse. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko sqaron se krijimi i sistemi i adresave për shqiptarët e diasporës nuk e pengon votimin vullnetar që për t’u bërë pjesë mjafton të kesh mjetet biometrike të identifikimit.
Sa i takon anës ligjore, pas ndryshimeve që iu bënë Kodit Elektoral në Korrik të këtij vitit, nuk ka asnjë pengese që emigrantët të votojnë në 2021. Ajo që ende krijon pasiguri është infrastruktura për të cilën KQZ është ende duke punuar.
Tv Klan