Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjermania kërkon të luaj një rol të ri në zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Këtë e ka deklaruar kancelari gjerman Shrëder në takim me kryeministrin Majko. Shrëder dhe Majko kanë diskutuar për planin gjerman mbi Ballkanin ku përcaktohet BE si udhëheqës i rindërtimit të Ballkanit të ri, por pa ndryshimin e kufijëve.

Nëqoftë se Shqipëria kërkon protektorat për Kosovën, Gjermania e sheh të ardhmen e saj brenda Jugosllavisë. Majko ka shfaqur dëshirën që trupat ushtarake gjermane të vendosen në shqipëri. Ai ka folur për rrezikun që paraqesin predhat serbe ndaj kampingjeve të refugjatëve kosovarë në Kukës.

Kancelari Shrëder vlerësoi qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe provokacioneve serbe në kufi. Majko është pritur edhe nga ministri i Jashtëm Joshka Fisher. Nesër mbrrin në Tiranë kryeministri francez Zhospen, kryeministri austriak Shusel dhe ministrat e mbrojtjes së Hollandës dhe Britanisë së Madhe./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame