Ministri i jashtëm në analizën që i bën diplomacisë shqiptare në harkun e 1 viti e cilëson si të suksesshëm 2024-ën, ku hapja e 2 grupkapitujve të anëtarësimit është për të padyshim ngjarja me e rëndësishme.
Ambicia e Shqipërisë për t’u anëtarësuar brenda 2030-ës, do të varet nga vota e çdonjërit prej vendeve anëtare për t’u përmbushur. Të vetëdijshëm që një nga këto vende nuk do ta ngrejë kartonin jeshil pa kushte mund të jetë Greqia, Hasani tregon se qeveria po punon në 2 plane.
E sa i takon ecurisë së negociatave për 2 çështje të mbeture pezull me Greqinë, si njohja e pensioneve apo marrëveshja e detit, Hasani jep një përgjigje diplomatike.
Shpjegon kontekstin e propozimit të bërë nga Kryeministri në Prishtinë për ngritjen e dialogut me Serbinë. Mohon kategorikisht mundësinë e përfshirjes së ambasadorëve në procesin e votimit të diasporës.
Në planin personal nuk e quan dështim moszgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE edhe pse kandidatura e tij kishte një mbështetje të gjerë.
Edhe pse politika e jashtme nuk varet nga planet që bën një shtet brenda kufijve të tij, Hasani flet me optimizëm për atë që parashikon që do ndodhë gjate vitit të ardhshëm.
Një nga ngjarjet e pritshme të rëndësishme është dhe Samiti i Komunitetit Europian që do të mikpresë Tirana vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në 16 Maj.
Tv Klan