Një 62-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugë në orët e para të kësaj të premteje.

Policia thotë se teksa drejtonte makinën, në afërsi të Urës së Kardhiqit në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ai dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Atje ka shkuar grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al