Dy punonjës të Policisë së Tiranës përfunduan në spital mëngjesin e kësaj të premteje, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, te ura e Shkozës.
Sipas policisë, punonjësi i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa kolegët e tyre vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti./tvklan.al