Makina e Policisë Bashkiake të Shkodrës është përfshirë në një aksident pak minuta më parë në qendër të qytetit.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Referuar të njëjtave burime, makina e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga duke kapërcyer edhe bordurën e rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një komandimi automatik në sistem, që ka sjellë humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përplasjen me një mjet tjetër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti i Policisë Bashkiake, me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. M.
Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për rastin.
/tvklan.al