Pak ditë më parë, Real Madrid doli me një deklaratë zyrtare, duke pasur pretendime për arbitrimin, në ndeshjen e fundit ndaj Espanyol.

Madrilenët u ndjenë të vjedhur dhe nuk u kursyen ndaj arbitrimit, ndërsa bënë ankesë edhe ne Federatën Spanjolle.

Në lidhje me këto zhvillime, së fundmi ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili deklaroi se diçka të tillë nuk do e bënte kurrë.

Tekniku katalanas u shpreh se nuk kërkon asnjëherë justifikime, kur nuk fiton ndeshjet e caktuara.

“Të jem i sinqertë, nuk dua të flas për këtë. Ata kanë bërë një ankesë, por ku nuk është stili ynë. Nuk do e bëja kurrë. Ne nuk kërkojmë justifikime. Çdo trajner apo klub ka arsye për këtë. Ne jemi njerëz dhe bëjmë gabime. Gjyqtarët kanë një punë të vështirë dhe në duhet të kujdesemi për ta. Nuk e kanë të lehtë as ata.

Mendoj se i kam thënë të gjitha. Kur mbërrita këtu thashë se nuk dua justifikime apo ankesa. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona. Kemi humbur disa pikë dhe ky është faji ynë. Na presin ndeshje të tjera të rëndësishme”, deklaroi Flick.

/tvklan.al