Ronald Araujo prej kohësh përflitet se mund të transferohet te Juventusi. Mbrojtësi dukej shumë afër, madje nga mediat italiane u raportua se ka dhënë dritën jeshile për të kaluar te bardhezinjtë.
Megjithatë një lëvizje të uruguaianit e ka bllokuar trajneri i Barcelonës, Hansi Flick. Në prag të finales së Superkupës ndaj Real Madrid, Flick foli edhe për Araujo-n, për të cilin tha se dëshiron ta ketë në ekip, duke treguar vlerësim maksimal për të.
“E dua Araujo-n në skuadrën time, është një nga mbrojtësit më të mirë që kam. Tani është rikthyer nga dëmtimi edhe është në dispozicion. Unë e di që ka shumë zëra mbi të ardhmen e tij, por Araujo është profesionist”, u shpreh Flick.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në ditët e ardhshme, pasi Araujo kërkon garanci për aktivizim, pas dëmtimit të rëndë. /tvklan.al