Me fillimin e 2025-ës ne mund të shikojmë numerologjinë e vitit për të përcaktuar thelbin e asaj që mund të na befasojë. Ky vit përqendrohet rreth numrit nëntë. Numerologjia njësoj si astrologjia është një praktikë parashikuese për të ardhmen. Ndaj le të “hedhim dritë” mbi të:
Çfarë përfaqëson numri 9 në numerologji?
Nënta përfaqëson një qëndrim shpirtëror dhe vetëmohues, duke na dhënë fuqinë që të kthejmë përvojat e së kaluarës në mësime. Një mundësi e mirë për të marrë vendime të rëndësishme dhe të mirëmenduara. Numri nëntë lidhet me Shtatorin dhe gjithë të lindurit në këtë muaj do të jenë gjithnjë në avantazh. Numerologjia e vitit 2025, numri nëntë, sjell një ndjenjë dashurie jo vetëm nga të tjerët, por dhe nga vetja. Ky është një vit për të zgjeruar vetëvlerësimin dhe zgjimin shpirtëror. Qëllimi është që të bëhemi një version më i mirë i vetes. Duke qëndruar larg telasheve, konflikteve dhe shpenzimeve impulsive e të pamenduara.
Mundësitë që sjell “9-ta” e 2025-ës!
Kjo është koha për t’u shëruar nga e kaluara. Ky vit ofron mundësinë për të kapërcyer problemet dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Gjatë kësaj kohe duhet të kultivojnë një marrëdhënie më të fortë me veten. Dashuria është sfera që do të eksplorojmë këtë vit.
Sfidat!
Ndryshimi po aq sa është i nevojshëm është edhe i vështirë. Gjatë rrugës mund të haseni me zhgënjime, mashtrime apo dhe dështime. E rëndësishme është që të fokusoheni tek vetja. Mos u besoni shumë të tjerëve. Ruani kufijtë e privatësisë. Gjatë këtij viti do të jeni të prirur të falni ata që ju kanë lënduar, por kjo mbetet një “thikë me dy presa”.
Zhvillimet në karrierë!
Kryefjala e 2025-ës është kreativiteti. Gjatë 2025-ës do të nxirrni në pah aftësitë tuaja dhe për këtë do të shpërbleheni. Gjithashtu do të keni mundësi shumë të mira për bashkëpunime që do të shtojnë të ardhurat në portofolin tuaj.
Çfarë rezervon numerologjia e 2025-ës për dashurinë?
2025 ju lejon që të tregoheni më egoistë. Nëse e shikoni që nuk po merrni atë që meritoni, atëherë tërhiquni. Fokusohuni tek vetja, virtytet tuaja dhe lërini të tjerët që t’ju ndjejnë mungesën. Besoni tek zëri i brendshëm i vetes dhe lërë atë që t’ju udhëheqë. Nga ana tjetër ky vit kërkon reciprocitet në marrëdhëniet në çift. Mbështesni njëri-tjetrin në ëndrrat dhe synimet e së ardhmes./tvklan.al