Një vazë e re ka gjetur vdekjen pasi ra nga lartësia e një pallati 10-të katësh në qendër të Lushnjes rreth orës 15:30 të ditës së sotme.
Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News, Anila Sefa, viktima nuk është identifikuar pasi asnjë nga banorët e pallatit nuk e njeh atë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e emrit të saj dhe shkaqet që e çuan të renë të hidhej nga lartësia./tvklan.al