Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Hiqet embargo ndaj Malit të Zi dhe Kosovës. Sot zyrtarisht Bashkimi Europian ka lejuar funksionimin e porteve të Malit të Zi për tregtimin e karburanteve. Megjithatë embargo e vendosur nga Komuniteti europian me fillimin e konfliktit në Kosovë vazhdon të godas Serbinë dhe pjesërisht Kosovën.

Sanksionet e vendosura që para fillimit të bombardimeve mbi ish-Jugosllavi ka prekur linjën ajrore të fluturimit Jat, si dhe institucione të tjera të jetës Jugosllave. Komuniteti Europian po përpiqet ti zbus sanksionet e veta por kjo varet nga politika Jugosllave dhe qëndrimi i opozitës. Sot një grup i Këshillit Europian është në Podgoric për të parë nga afër politikën dhe situatën në Malin e Zi./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori