Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, do të jetë mikpritës i Samitit të Liderëve të Procesit Brdo-Brioni, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 tetor në Porto Montenegro në Tivat.
Gjatë samitit do të mbahet një seancë plenare, ku do të diskutohen çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre anëtare të Bashkimit Evropian.
Pas seancës plenare do të ketë një konferencë për media në të cilën do të flasin presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidentja e Republikës së Sllovenisë Natasha Pirc Musar dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç.
Brdo-procesi Brioni është një nismë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2010 e themeluar me qëllim të forcimit të besimit të ndërsjellë dhe të ndihmës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Anëtarët e nismës janë Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.
Klan News