Prej një kohë shumë të gjatë është përfolur për një lidhje të mundshme të këngëtares Jonida Maliqi me aktorin Romeo Veshaj.
Por ditët e fundit, përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, dyshja ka konfirmuar të gjitha zërat.
Tashmë çifti ka dalë publikisht në rrjetet sociale me mjaft dedikime të ëmbla për njëri-tjetrin.
Së fundmi, Jonida ka ndarë me fansat edhe disa foto ku shfaqet e përqafuar me të dashurin e saj.
“Jeta ime nuk është perfekte, por unë dua gjithçka që kam”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotove të postuara, ku ka etiketuar edhe partnerin e saj./tvklan.al