Arsenali triumfoi minimalisht ndaj Chelsea, në derbin e Londrës. Një gol i shënuar nga Merino në minutën e 20-të, i dha suksesin “Topçinjve”.
Skuadra e Artetës rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve dhe mban vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Chelsea renditet në vendin e katërt me 49 pikë.
Tottenham u mposht 2-0 nga Fulham në transfertë. Tjetër zhgënjim për “Spurs” që konfirmojnë problemet e mëdha këtë sezon.
Me këtë humbje, Tottenham mban vendin e 13-të me 34 pikë, ndërsa Fulham mban vendin e tetë 45 pikë.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al