“Erdhi në pushtet duke mashtruar popullin”
Partitë parlamentare opozitare po kritikojnë kryeministrin Albin Kurti se ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme.
Lidhur me vendimin e një dite më parë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, ata ja rikujtojnë Kurtit deklaratat dhe kauzat e tij të mëhershme derisa tash, sipas tyre, po ndërmerr veprime të kundërta. Thonë se vendimet e Kushteses janë të pakontestueshme.
Lumir Abdixhiku: Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që kauza të tilla të rrejshme, të ndërtojë bazën për ardhjen në pushtet.”
Xhavit Haliti: Albini do të duhej të kërkonte falje atyre që i ka quajtur tradhtarë dhe t’i kërkonte edhe elektoratit të vet falje.
Ramush Haradinaj: Ajo shprehja e popullit, edhe fikë edhe koritë, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që ia njeh pronat 24 hektarëshe Manastirit të Deçanit. Ky kontest pronësor kishte nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite.
Tv Klan