Manchester City mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, pasi mposhti minimalisht në shtëpi skuadrën e Southampton.

Skuadra e Guardiolës, iu fal një goli të shënuar nga Erling Haaland në minutën e 5-të, për të marrë fitoren.

Me këtë sukses, City mban vendin e parë në renditje me 23 pikë, 2 më shumë se Liverpool, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në sfidat e tjera, Aston Villa barazoi 1-1 në shtëpi me Bournemouth, ndërsa Brentford fitoi 4-3 ndaj Ipswich.

Nuk prodhoi fitues sfida Brighton-Wolves, që u mbyll në barazim 2-2. /tvklan.al