Mungesa e Rodrit për të paktën 8 muaj ka vënë në alarm Manchester City-n. Skuadra angleze ka nisur të kërkojë për zëvendësuesin e spanjollit, kyç në skemat e Pep Guardiolës. Në mesin e emrave të lakuar për të marrë vendin e tij është Nicolo Barella.
Italiani ka një profil të ngjashëm me Rodrin në fushën e lojës dhe një ofertë e mirë financiare në arkat e Interit do ta katapultonte në Premier League angleze. Me dëmtimin e kampionit të Europës, City humbet jo vetëm cilësi, por edhe një faktor në rrugën drejt fitores. Skuadra e Guardiolës ka një ecuri të mirë me Rodrin në fushë.
Mesfushori ka luajtur 172 ndeshje në kampionatin anglez dhe përqindja e suksesit është 74% , me një mesatare prej 2.3 pikë për lojë dhe një humbje prej vetëm 11%. Situata ndryshon nëse ai nuk është i pranishëm në fushë. Në 21 ndeshje në Premier League shkalla e fitoreve bie në 62%, ndërsa Manchester City pëson mesatarisht një humbje në 3 ndeshje.
Mesatarja e pikëve zbret në 1.9 për ndeshje dhe vlen të theksohet edhe trendi i ndryshimit në lidhje me diferencën e golave. Me Rodrin në fushë, kampionët e Anglisë pësojnë 1.3 gola në çdo 90 minuta, ndërsa në mungesë të tij, kjo rritet në 1.7 gola për ndeshje.
Klan News