Erik Ten Hag duket se i ka ditët e numëruara te Manchester United. Humbja ndaj Tottenham në kampionat ka lëkundur jo pak pozitat e tij. Gjithsesi, drejtuesit kanë besim, me holandezin që pritet të qëndrojë në stol për ndeshjet kundër Porto dhe Aston Vila.
Ideja për të bërë një ndryshim të menjëhershëm pas humbjes ndaj Tottenhamit nuk i pëlqen drejtuesve të Djajve të Kuq dhe madje hipoteza e Alegrit nuk merr miratimin e United. Dy hipoteza mbeten të gjalla, ish-trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt dhe Simone Inzagi.
Sipas shtypit britanik, e ardhmja e trajnerit italian mund të jetë në pankinën e skuadrës angleze për sezonin e ardhshëm. Pas një sezoni me ulje-ngritje, i cili përfundoi me fitimin e Kupës FA, që kishte shmangur shkarkimin, e ardhmja e Ten Hag duket edhe një herë më e pasigurt se kurrë. Pas ndeshjes së humbur kundër Totenhamit, ai u kritikua nga ish-futbollistë të klubit anglez, si dhe nga tifozët.
Për momentin, nuk priten ndryshime në pankinë pasi do të kushtonte financiarisht. Nga kontrata e nënshkruar në verën e këtij viti, holandezi ra dakord me klubin që në rast shkarkimi pa konsensus do përfitojë një shpërblim prej më shumë se 21 milionë Euro.
Klan News