E ardhmja e stolit të Manchester United pritet të kthehet në një telenovelë të vërtetë. “Djajtë e kuq” kanë nisur tashmë për pasuesin e Erik ten Hag, por gjasat që një zyrtarizim të mbërrijë shumë shpejt shihen si tepër të vogla.

Kjo për shkak se kampionatet janë në mesin e sezonit dhe asnjë prej teknikëve me kontratë nuk do të dëshironte të prishte planet. Amorim është padyshim emri që preferohet nga drejtuesit, nisur edhe nga stili i lojës, gjithsesi për teknikun e Sportingut të Lisbonës detajet do bënin diferencën.

Klauzola është 10 milionë Euro ndërsa dëshira për të marrë një risk në këtë moment shihet si tepër e ulët në krahasim me realitetin. Në këtë mënyrë, mediat britanike shkruajnë se United po mendon për trajnerë pa kontratë, siç Gareth Southgate, Graham Potter por edhe Zinedine Zidane.

Profile tepër interesante, por që vështirë se mund të binden për të vazhduar një projekt të ndërtuar nga Ten Hag. Gjasat janë që deri në merkaton e janarit skuadra të drejtohet nga Ruud van Nistelrooy dhe në rast të një ecurie të mirë të jetë holandezi trajneri i sezonit aktual.

Klan News